Një studim i ri mbi rolin e prekjes dhe të parit në arritjen e kënaqësisë seksuale zbulon se ne nxisim një veprim-pasqyrë gjatë ndërveprimeve seksuale duke prekur partnerët tanë, në zonat ku ne duam të na prekin.
Studimi është kryer nga Universiteti Bangor dhe Royal Holloëay.
Ky efekt është cilësuar si "Pasqyra Erogjene".
Studimi i botuar në “Archives of Sexual Behavior”, tregon se si, gjatë ndërveprimeve seksuale, ne e trajtojmë trupin e tjetrit si tonin, dhe kufijtë midis vetvetes dhe partnerit bëhen të paqartë.
Në të kaluarën, arritja e kënaqësisë nga akti i prekjes dhe nga të parit gjatë ndërveprimeve seksuale është injoruar në studimet akademike. Ky studim tani ka vënë në pikëpyetje se si njerëzit pëlqejnë t’i shohin dhe t’i prekin gjatë një raporti seksual.
Në funksion të studimit janë angazhuar një numër i madh individësh, të moshave, gjinive dhe orientimeve të ndryshme seksuale. Atyre iu kërkua të plotësojnë një pyetësor lidhur me nivelet e eksitimit të pjesëve të ndryshme të trupit në disa skenare të ndryshme; kur prekeshin apo preknin partnerin/en; dhe kur shikonin ose shikoheshin nga partneri/ja.
Studiuesit zbuluan një lidhje të fortë midis prekjes dhe të parit dhe kënaqësisë; pjesët e trupit që njerëzve u pëlqente t’ua prekte partneri lidhen ngushtë me ato që u pëlqen t’ua shikojë.
U zbuluan gjithashtu disa dallime të habitshme midis burrave dhe grave. Rezultatet treguan se burrat i konsiderojnë shumë erogjene zonat si organet gjenitale dhe thithkat, më shumë eksituese në trupat e partnereve të tyre sesa të vetat; me fjalë të tjera, ata preferojnë të prekin dhe shikojnë trupin e partneres më shumë sesa të preken dhe të shikojnë veten e tyre.



