Nën akuzë nga SPAK për drogë, arrestohet 49-vjeçari në Malësinë e Madhe

Nën akuzë nga SPAK për drogë, arrestohet 49-vjeçari në Malësinë e Madhe

Policia e Malësisë së Madhe ka arrestuar një 49-vjeçar me iniciale P.C i cili ishte shpallur në kërkim 2 javë më parë, në kuadër të megaoperacionit “Territor i pastër”, dhe i akuzuar nga SPAK-u, për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.

49-vjeçari dyshohet se ka kultivuar në fshatin Gruemirë, 321 fidanë dhe 52 bimë narkotike, të cilat u gjetën dhe u asgjësuan nga policia.

 

 

 

Drupal Ad

 

 

 

Njoftimi: Malësi e Madhe

I shpallur në kërkim 2 javë më parë, në kuadër të megaoperacionit “Territor i pastër”, dhe i akuzuar nga SPAK-u, për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve, kapet dhe vihet në pranga 49-vjeçari.

Në zbatim të planit të masave të hartuar në kuadër të megaoperacionit kombëtar “Territor i pastër”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike, identifikimin dhe kapjen e autorëve, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, lokalizuan, kapën dhe vunë në pranga shtetasin P. C., 49 vjeç.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim në kuadër të megaoperacionit “Territor i pastër”, pasi dyshohet se ka kultivuar në fshatin Gruemirë, 321 fidanë dhe 52 bimë narkotike, të cilat u gjetën dhe u asgjësuan nga Policia, 2 javë më parë. Në ambientet e objekti në pronësi të shtetasit P. C., u gjetën edhe disa bimë narkotike në proces tharjeje dhe një sasi municioni luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Gjithashtu, për këtë shtetas, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka caktuar masën e sigurisë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy