
Një vizitë pa rezultate, sepse askush nuk priste të tilla, e cilëson analisti bullgar, Anton Pachev, vizitën e kancelarit gjerman Scholz në Sofje. Në studion e lajmeve të MCN TV, përmes një lidhjeje Skype, Panchev tha se faktori politik në Bullgari vijon të jetë i unifikuar në raport me aspiratën e Maqedonisë së Veriut për hapjen e negociatave.
Ishte vizitë pa rezultate. Por askush nuk ka pritur të tilla. Unifikimi i faktorit politik bullgar u vërtetua edhe njëherë. Kërkesat e Bullgarisë janë të qarta.
Sa i takon ndikimit të Gjermanisë në rajon, nën qeverisjen e Scholz, Panchev tha se nuk ka një qasje të re.
Nuk kam parë ndonjë ndryshim në politikën rajonale në rajonin tonë. Gjermania ka shumë ndikim në jetën ekonomike në vendet tona, por ka një politikë pasive dhe mendoj që kjo gjendje do të vazhdojë edhe në të ardhmen.
Ndërsa në lidhje me mospërfshirjen e Tiranës në axhendën ballkanike të kancelarit gjerman, Panchev tha se nuk është parë e nevojshme.
Mendoj se Shqipëria nuk ka probleme me Gjermaninë. Fillimi i negociatave për Shqipërinë varet nga Franca dhe Holanda. Mendoj se kancelari gjerman nuk kishte nevojë të vinte në Tiranë.



