Kapen dy vëllezërit, pronarë të magazinës me kanabis

Kapen dy vëllezërit, pronarë të magazinës me kanabis

Dy vëllezër të cilit ishin shpallur në kërkim nga policia e Gjirokastrës janë ndaluar  pasi akuzohen për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike dhe vjedhje të energjisë elektrike.

Personat e ndaluar janë Hodo dhe Taulant Veizi 47 dhe 40 vjeç, të cilëve në 10 mars të 2016 iu gjetën 28 thasë me kanabis, të fshehur në një magazinë për rritjen e bimëve narkotike.

Njoftimi i policisë

Ndalohen dy shtetas të shpallur në kërkim për veprat penale "Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike, e kryer në bashkëpunim" dhe "Vjedhje e energjisë elektrike". Nga specialistët e seksionit Kundër Narkotikëve u bë ndalimi i shtetasve: Hodo Veizi, 47 vjeç, banues në fshatin Kodër - Kardhiq, Gjirokastër. Tauland Veizi, 40 vjeç, banues në fshatin Zenelaj , Gjirokastër. Ndalimi i këtyre shtetasve u bë pasi: Gjykata e Shkallës së Parë Gjirokastër me vendim nr. 308, datë 11.11.2016, ka vendosur caktimin e masës së sigurisë “Arrest me burg” për shetasin Tauland Veizi, dhe me vendim nr. 309 date 11.11.2016, ka vendosur caktimin e masës së sigurisë “Arrest me burg” për shetasin Hodo Veizi, pasi: Në datën 10.03.2016 në zonën Industriale, lagja "Zinxhira", Gjirokastër, në një magazinë të përshtatur për rritjen e bimëve narkotike, pronë e cila disponohej nga këta dy shtetas, u gjetën 28 thasë me lëndë të dyshuar narkotike si ajo e llojit Canabis Sattiva. Materialet në ngarkim të shtetasve Hodo dhe Tauland Veizi, i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprat penale "Prodhim dhe shitje e narkotikëve, e kryer në bashkëpunim" dhe "Vjedhje e energjisë elektrike" parashikuar nga nenet 283/2 dhe 137/2 të Kodit Penal.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy