
UNHCR nxjerr numrin e refugjatëve të larguar nga Ukraina, qysh nga nisja e agresionit rus.
Bëhet fjalë për 2.3 milionë refugjatë të larguar, pas përballjes me sulmin me bomba dhe raketa nga pala ruse.
Agjencia për refugjatët në OKB, bën gjithashtu me dije, se 112 mijë prej tyre, janë qytetarë të shteteve të tjera.
Presidenti rus Vladimir Putin tha në një fjalim televiziv më 24 shkurt se në përgjigje të një kërkese të krerëve të republikave të Donbasit, kishte vendosur të kryente një operacion ushtarak special për të mbrojtur njerëzit “që kanë vuajtur nga abuzimi dhe gjenocidi nga regjimit të Kievit për tetë vjet”. Lideri rus theksoi se Moska nuk kishte plane për të pushtuar territoret e Ukrainës.



