‘Sterilizimi’/ Zhabina: Kemi të bëjmë me korrupsion galopant, Beqaj ka kërkuar hetime shtesë (VIDEO)

‘Sterilizimi’/ Zhabina: Kemi të bëjmë me korrupsion galopant, Beqaj ka kërkuar hetime shtesë (VIDEO)

Gazetari Xhevair Zhabina në MCN Live ka komentuar për koncesionin e sterilizimit çështje për të cilën një ditë më parë ish-ministri Ilir Beqaj ka qëndruar 9 orë në SPAK. Ai tha se Beqaj ka kërkuar hetime shtesë për këtë çështje pasi nuk është dakord me akuzat, ndërsa theksoi se ka dhe një përplasje mes prokurorit të çështjes dhe gjyqtarit.

Çështja është ende në zhvillim, nuk dihet ende se sa persona do të shkojë në hetim, dhe sipas Zhabinës janë dhe 4 muaj hetime për këtë çështje, teksa gjyqtari ka kërkuar masën arrest për Beqajn.

Beqaj siç e deklaroi vetë është pyetur për koncesionin e sterilizimit por ajo që bën përshtypje është se ai ka kërkuar vetë hetime shtesë dhe ka të bëjë me raportin të lartë të shtetit që i është vënë në dispozicion Arben Krajës, por i copëtuar.

Pra vetëm disa faqe të raportit dhe ato janë vetëm për vitin 2019 dhe për këtë arsye Beqaj me avokatët e tij ka kërkuar që dosja e KLSH të vihet në dispozicion e plotë kur kanë filluar në një farë mënyre negociatat për sterilizimin deri në 2020 kur vazhdojnë hetimet e SPAK.

Përveç kësaj janë vetëm 5 subjekte që auditohen nga KLSH kur në fakt duhet të jenë 6 dhe është Durrësi, Trauma, ministria e shëndetësisë, fondi i sigurime shëndetësore pra janë disa institucione që KLSH ka bërë disa kontrolle. Pra kërkohet një raport me i plotë se sa ai që ka kërkuar prokurori i çështjes se si ka funksionuar sterilizimi dhe sa i suksesshëm ka qenë nga 2014 se si ka qenë gjendja deri në 2020.

Më tej ai shtoi se Beqja s’ka kërkuar vetëm prova shtesë ai ka dhënë sqarime dhe për detyrën që ka kryer dhe funksionin që ka pasur me këtë koncesion.

Kemi një përplasje mes prokurorit të çështjes dhe gjyqtarit i cili ka akërkuar masën e arrest me burg për Beqaj. Madje Erjon Bani ka këkruar dhe akuza shtesë për të përveç arrestit me burg. Ndërkohë sot Beqaj është me masë sigurie detyrim paraqitje dhe i është bllokuar pasaporta për shpërdorim detyre. Ajo që ka ndodhur përveç përplasjes mes prokurorisë dhe gjykatës në këtë çështje është dhe diçka tjetër se jemi në vrazhdën e diskutimeve nëse zoti Bani ka kaluar kompetencat e tij.

Kjo çështje është në hetime sipër, nuk e di nëse Beqaj do të ketë një masë më të rëndë se kjo. Ajo që bën përshtypje në koncesionin e sterilizimit është se SPAK e ka të vështirë të shkojë drejt ngritjes së akuzave për korrupsion ndaj zyrtarëve të lartë. Këtu kemi të bëjmë me një korrupsion galopant, por ngritja e këtyre akuzave është pak e vështirë nga SPAK, megjithatë çështja është ende në hetim.

Është një çështje në zhvillim dhe asnjëherë s’mund ta dimë se sa persona do shkojnë në hetim sepse ka pretendime se prokurori është në këtë fazë dhe vendos ai se me çfarë akuze do të shkojë. Ka pasur të dhëna dhe indice se Beqaj dhe zyrtarë të tjerë u mënjanuan nga kjo çështje për të mos u vendosur një masë sigurie për ta.

Gjyqtari kërkon arrest me burg për Beqaj, nuk mendoj se mund të ndodhë pushimi. Tani jemi përballë dy fakteve që jemi vetëm për shpërdorim detyre apo do kemi dhe ndryshim akuze për korrupsion. Jemi përballë një shpenzimi shumë të madh që nuk janë parashikuar në kontratë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy