
Erida, e njohur në opinion si DJ Miss Rose, në studion e programit të mëngjesit “Zgjohu me MCN”, e ftuar së bashku me vajzën e saj Beatir Kadena, foli për profesionin e saj të veçantë dhe jetën e saj si nënë.
DJ Miss Rose, shpjegoi se profesionin e saj e nisi nga mësimet e bashkëshortit si DJ dhe sot me të qeshura thotë se ‘nxënësi është më i mirë se mësuesi’.
Që kur e kam filluar në vitin 2016, e kam nisur me emrin artistik DJ Miss Rose, askush nuk më thërret më Erida. E mësova si profesion nga bashkëshorti, DJ Stone, por nganjëherë del se nxënësi bëhet më i mirë se mësuesi.
Sa i takon stilit dhe dukjen sime, shpesh jam paragjykuar por nuk më ka interesuar dhe i kam marrë me të qeshura. Kam vazhduar përpara dhe kam pasur përkrahjen e madhe të familje, vajzës dhe djalit, me të cilët kamë një marrëdhënie të veçantë.
Me vajzën jam e lidhur më shumë, se me atë flas për veshjet, më ndihmon me gjerat, kurse me çunin më shumë i ngjan bashkëshortit, por kur jam vetëm më të, është një kimi tjetër.
Gjithmonë i ruaj balancat me familjen dhe nuk lejoj askë të më flas për ta sidomos po më preke me fëmijët.
Vajza e DJ Miss Rose, Beatris Kadena, ka zgjedhur poashtu rrugën e artit, por si këngëtare, modele, prezantuese e aktore. Ajo thotë se e përkrah gjithmonë profesionin e mamit.
Më pëlqen të merrem me këndim, modelim, prezantim, janë gjithsesi pjesë e artit, jo si e mamit, por prap art mbetet.
Jemi të lidhur shumë me mamin edhe në evente e udhëtime kur na marrin, te nesërmen gjen kohë për neve.
E përkrah në punën që bën.



