6 dhjetori, Dita e Shën Nikollës- babagjyshit të Krishtlindjes

6 dhjetori, Dita e Shën Nikollës- babagjyshit të Krishtlindjes

Sot është dita e Shën Nikollës, shenjtori që bën bashkë të krishterët ortodoksë dhe ata katolikë, pasi njihet e nderohet prej të dyja besimeve.

Shën Nikolla është një nga shenjtorët më të njohur në mbarë botën, për shkak se figura e tij është komercializuar duke e paraqitur edhe si personazhin e përrallave që shpërndan dhurata për fëmijët, në prag të Krishtlindjes. Për shumë vende, 6 dhjetori është dita kur zbukurohet pema e Krishtlindjes.

Shën Nikolla njihet ndryshe si Nikolla i Mirës (qytet i Turqisë së sotme), Shën Kolli (në Shqipëri), dhe me emrat si Nikolaus, Klaus etj. Ai është shenjtori mbrojtës i qytetit të Barit, në Itali, ku ende ruhen eshtrat dhe sende personale, të grabitura nga Turqia që në shekullin e 11-të. Duke qenë se ka shumë legjenda dhe mrekulli që i atribuohen atij, shën Kolli njihet ndryshe edhe si shenjtori mrekullibërës. Përkujtohet nga Kisha Ortodokse si dhe Romano-Katolike më 6 dhjetor, në ditën e tij të vdekjes.

Në Shqipëri kishat që mbajnë emrin e këtij shenjtori janë të përhapura kudo ka besimtarë të krishterë, ortodoksë e katolikë. DRTK Shkodër, me rastin e ditës së Shën Kollit, përcolli sot imazhe të një prej objekteve të kultit dhe të trashëgimisë kulturore, Katedralen e  Shën Nikollit, në Lezhë.

Ky objekt kishtar i përket shek.XIV me përmasat 17×8 m. Në anën e djathtë, pranë absidës ende sot ruhen gjurmët e afreskut ku paraqitet imazhi i Shën Nikollës. Në historinë e mesjetës së vonë, ky objekt religjioz lidhet dhe me figurën e heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbe, trupi i të cilit u varros aty me 17 janar 1468.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy