Ndocaj: Basha, lideri që do sjellë ndryshimin. Do shtojmë votat në 2025 (VIDEO)

Ndocaj: Basha, lideri që do sjellë ndryshimin. Do shtojmë votat në 2025 (VIDEO)

Kryetari i Partisë Bashkimi Demokristian, Eduart Ndocaj, thotë se Lulzim Basha është kryetari i opozitës në gjithë këto vite, dhe se në vitin 2025 opozita do të jetë më e fortë se asnjëherë.

Duke folur për MCN Live, ai deklaroi se shpreson që Partia Demokratike të bashkohet, si një shpresë e mirë që e kërkojnë edhe shqiptarët.

PD është një institucion, i pari i themeluar që në vitet ‘90-të dhe jam i bindur se PD do ketë grupin e partive që do ketë një koalicion tepër të gjerë dhe jam i bindur se zoti Basha do jetë lideri që do sjellë ndryshimin 2025.

Mendoj se zoti Berisha e ka mbyllur ciklin e vetë politik. Dyshja Berisha-Rama i ka sjellë probleme të jashtëzakonshme demokracisë.

Mendoj se Basha do jetë lideri që do e drejtojë këtë fushatë, nëse do kemi një PD të hapur, alternativat e PD janë të shumta ka djem dhe vajza të jashtëzakonshme që mund ta drejtojnë atë.

Duke folur për partinë që drejton, Ndocaj u shpreh se Bashkimi Demokristian Shqiptar është i vetmi subjekt që ka dalë jashtë koalicionit, duke dalë më vete në zgjedhje dhe në 2017 dhe ka marrë 25 mijë vota dhe se me Kodin Zgjedhor që ka qenë më parë, do të kishin tre deputetë në parlament.

Sot kemi pesë parti demokristiane. Kam tentuar kur isha deputet të bashkohemi, por është e pamundur, se përdoret si vulë nga kryetarët për të pasur një post në partitë e mëdha.

Nuk kanë garuar asnjëherë me vete, por kanë kandiduar si kandidatë të PS, ose PD.

Mendoj se është mundësi e mirë për demokristianët që të bashkohen dhe të kenë zërin e tyre në parlament.

Këto parti nuk kanë pasur kurrë interes të kenë subjekt elektoratin, por mandatin e një karrigeje deputeti.

Nard Ndoka në zgjedhjet e fundit ishte në listën e PD dhe me vota personale mori vetëm 250 vota në rang qarku.

Kryetarët e partive kanë në fokus të ardhmen personale jo të Shqipërisë. Unë jetoj prej mbi 20 vitesh në Itali dhe iu drejtohem shqiptarëve në Itali, por dhe demokristianëve në Shqipëri, se është momenti për rrotacion, është i domosdoshëm.

Shpresoj që Kodi Zgjedhor të ndërrohet dhe të njihet dhe vota e emigrantëve. Rama na e premtoi kur erdhi në 2013 në Milano, por edhe sot nuk është bërë.

Pika kyçe e kërkesës sonë është që të ndërrohet Kodi Zgjedhor, në mënyrë që të njihet e drejta e votës së emigrantëve.

Kemi nisur fushatën, jemi në tratativa me zotin Basha, dhe do jemi pjesë e koalicionit.

Duke qenë në koalicion, patjetër që do i shtojmë votat në 2025. Shpresoj vetëm që votat mos të numërohen më nga bandat.

Duke folur për kryeministrin Edi Rama, tha se shumicën e grupit parlamentar e ka në burg dhe jo në parlament.

Sipas tij, diaspora duhet ta ketë një forcë politike të idealeve të saj, pasi janë mbi 60% e popullatës jetojnë jashtë Shqipërisë dhe se duhet një forcë politike e dedikuar për diasporën dhe se Edi Rama po e mban pushtetin me krimin e organizuar.

Në këtë drejtim, ai shtoi se uron që diaspora kësaj radhe të bashkohet me Partinë Demokratike.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy