
Kryetari i shoqatës së bimëve medicinale, Filip Gjoka pas takimit me ministren e financave Delinda Ibrahimaj, zbuloi në MCN se së bashku me 7 përfaqësues të shoqatave kanë paraqitur një letër me kërkesa e tyre pas rënies së euros.
Gjoka tha se humbja e tyre pas rënies së euros është nga 50 mijë euro deri në 1.5 milionë euro në muaj. Ata i kanë kërkuar Ministrisë së Financave lehtësim të taksave deri në momentin që euro të ngrihet sërish si dhe subjekteve që kanë kredi t'iu rishikohet interesi, të ulet ose të rimbursohet.
Ne kemi dërguar një letër Ministrisë së Financave, qeverisë dhe guvernatorit lidhur me shqetësimin e rënies së euros dhe dollarit. Ka patur një reagim nga ministrja financave dhe ne vendosëm që detajet e këtyre bisedimeve mos ti bëjmë publike të gjitha, por shoh që ka një tërheqje nga deklarata e parë dhe është një pre dispozicion i mirë i qeverisë dhe tani duhet të shohim reagimin e bankës për të parë ndërhyrjet që do të ketë. Besoj të hënën do jetë takimi i dytë.
Në jemi 7 shoqata që përfaqësojmë sektorët, kërkesat janë të qarta që ne përballe kësaj situate humbim dhjetëra mijëra euro në muaj. Ne mendojmë që ne nuk do të kërkojmë të marrim paratë nga taksapaguesit e tjerë, por përballë kësaj kërkojmë lehtësim të tatimeve. Të ketë masa që në bashkëpunim me Bankën e Shqipërisë ato subjekte të cilat kanë kredi mund të diskutohet që interesat të shikohen, të ulen apo të mbulohen e të rimbursohen. Ne kemi kërkuar që të bëjnë studimin e tyre dhe nuk po hyjmë në rrugët pse ka rënë euro. Mund të jetë kërkesë që të mos paguhet tatim fitimin për disa muaj sa të shohim si do shkojë euro.
Krahas letrës kemi filluar negociatat që do i lançojmë pas takimit, Nëse do jetë përgjigje negative ne do të dalim në media. Humbja mujore fillon nga 50 mijë euro deri në 1.5 milionë euro.



