
New York prezantoi 'pasaportën' e parë të vaksinimit amerikan. Quhet ‘Excelsior Pass’ dhe është një aplikacion që do t'ju lejojë të tregoni se jeni vaksinuar për Covid ose jeni testuar negativ.
Aplikacioni do të lejojë hyrjen në evente, në lojërat argëtuese, duke siguruar një kod QR që mund të skanohet lehtësisht.
Çdo pasaportë do të ketë një kod të sigurt QR, të cilin vendet ose bizneset e skanojnë duke përdorur një aplikacion shoqërues për të konfirmuar statusin shëndetësor të COVID të dikujt.
Sistemi është ndërtuar në një platformë IBM, por bazohet në teknologji ‘blockchain’, që do të thotë se as IBM dhe as kompanitë që e skanojnë atë nuk do të kenë qasje në informacionin shëndetësor të atyre që e përdorin atë.
Njerëzit mund të vendosin vetë nëse duan ta përdorin atë - është një program vullnetar - dhe nëse e bëjnë, ata mund të zgjedhin se cilat të dhëna do të përdoren për cilat qëllime pa ndarë të dhënat e tyre personale themelore. Të dhënat e përdoruesit mbahen konfidenciale. Kodi QR informon vendin vetëm nëse një leje është e vlefshme ose e pavlefshme.



