Tetë orë gjumë dhe prapë të lodhur? Ja cilat mund të jenë arsyet

Tetë orë gjumë dhe prapë të lodhur? Ja cilat mund të jenë arsyet

Shpesh na ndodh që edhe pas 8 orëve gjumë, ndihemi sërish të lodhur dhe pa dëshirën për t’u ngritur nga krevati. Janë disa rregulla që duhet t’i ndjekim në jetën e përditshme, të cilat mund ta përmirësojnë këtë gjendje. P.sh., të flemë herët dhe të zgjohemi herët, të hamë mëngjes të shëndetshëm dhe të bëjmë aktivitet fizik gjatë ditës. Por ka edhe faktorë të tjerë që mund të ndikojnë në gjendjen e lodhjes.

Nuk marrim mjaftueshëm dritë diellore          

Drita është baza e rregullimit të ritmeve biologjike të organizmit tonë. Ajo është stimuli kryesor që na mban zgjuar. Për këtë, është shumë e nevojshme të ekspozohemi ndaj dritës diellore që herët në mëngjes. Në këtë mënyrë, ritmi cirkardian do të ndjekë rrugën e vet, duke bërë që gjatë natës të çlirohet melatoninë dhe të na lejojë të flemë më lehtë.

Nuk bëjmë aktivitet fizik

Mund të duket paradoks, por për të mundur lodhjen duhet të bëjmë rregullisht aktivitet fizik. Kërkimet e fundit shkencore kanë treguar se të stërvitesh çdo ditë ndihmon për të fjetur më mirë. Momenti më i mirë i ditës për këtë është pasditja e vonë. Mjafton edhe një aktivitet fizik i moderuar.

Vuajmë nga mungesa e magnezit

Magnezi është minerali që e ndihmon trupin tonë të qetësohet. Ai përmirëson cilësinë e gjumit dhe e ndihmon trupin të qetësohet. Nëse ndihemi të lodhur, edhe pse kemi fjetur mjaftueshëm, shkak mund të jetë mungesa e magnezit. Ai mund të sigurohet përmes një diete korrekte, si frutat e thata, perimet me gjethe jeshile, farat e kungullit, soja, drithërat integrale dhe bishtajoret.

Zgjohemi vonë

Nëse flemë deri vonë paradite, mendojmë se do të jemi më të çlodhur. Kjo bindje është e gabuar, pasi nëse zgjohemi vonë, nuk kemi kohën e duhur për t’u organizuar në mënyrë që të përballojmë ditën.

Vuajmë nga çrregullimet e gjumit

Lodhja mund të vijë edhe nga cilësia e keqe e gjumit, problem që prek ata që vuajnë nga disa patologji që lidhen me gjumin. Edhe mbipesha është një faktor që ndikon në cilësinë e gjumit.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy