
Artisti Robert Aliaj Dragot ndan thotë se me ligjin për barazinë gjinore, do ketë një pafundësi diversitetesh që do i futen shoqërisë në funksion të kaosit social që do jenë njerëz që nuk do merren vesh me njeri tjetrit.
Në emisionin “Arnautistan” në MCN TV, ai ndau bindjen se se politika shqiptare nuk është e interesuar për kauzën lokale, për të përmirësuar jetën e një shqiptari, por ka interes të plotësojë kërkesat e europianëve me një servilizëm të skajshëm.
“LGBT ka konflikt me trans, po shkëputen. Këta aktivistët e çmendur që dalin nëpër panele dhe nuk të lënë të flasësh. Këta po e fusin në një formë të re, jo si gjë të re, po zëvendësojnë sistemin që quajnë këta të vjetër, me një sistem gjoja të ri, që është kaos total. Politika shqiptare nuk është e interesuar për kauzën lokale, për të përmirësuar jetën e një shqiptari. Por është e interesuar të bëj kërkesat e europianëve, është një servilizëm i skajshëm. Këtu shqiptarët nuk do kishin problem që këta të martohen, se secili martohet me cilin do. Këtu nuk është problemi që këta njerëz nuk gëzojnë të drejtat që gëzojmë dhe ne.Unë nuk di se çfarë kemi ne si favor më shumë se sa një njeri trans në Shqipëri. Për çfarë çohen këta? Ku më mbron më shumë mua ligji se ty? Përbuzjen nuk e lufton dot me ligj. Kjo është diktatura kur të imponojnë mendimin. Është gjëja më e rëndë që mund të ndodhë. Edhe Enver Hoxha nuk arriti të na shkatërrojë opinionin. Frika ishte dëshmia më e qartë se kishim opinion. Ky thotë çfarë opinioni? Do pranosh këtë! Ti nesër rrezikon të hysh në burg se ke opinion ndryshe.
Aliaj shton se multikulturalizmi është i dështuar zyrtarisht dhe se diversiteti është dëm i madh, pasi multikulturalizmi nuk solli harmoni, por solli përplasje të rënda sociale.



