Gazetarja Suada Daci rrëfeu në emisionin “Stay Tuned” se artisti Shpat Deda nuk i ka kthyer mesazh duke ia lënë “seen”, por pas reagimit të saj këngëtari i ka kërkuar ndjesë.
Ka ndodhur me Shpat Dedën. Ma la ‘seen’. I kam çuar një mesazh dhe i thashë: Shpat mos guxo ta bësh më! Sepse nuk jam një gazetare e re, kam shumë vite eksperiencë dhe nuk do ta lejoj as ty, askënd që ta bëjë këtë gjë. Je shumë i lirë të thuash, unë s’dua të vij në program, por herë tjetër mos guxo të ma lësh mesazhin ‘seen’, sepse më duket mungesë totale respekti. Më kërkoi falje. Më kërkoi ndjesë dhe më tha që kam qenë shumë i zënë”.
Daci zbuloi se vesi i saj është që flet me veten, ndërsa e ka kompleks të ekspozohet me bikini, ndonëse njerëzit i pëlqejnë format e saj të trupit.
Unë kam një ves që flas me veten. Kjo është një gjë që s’e kam treguar. Jam overthinker. E kam lexuar se mos ishte ndonjë problem dhe ishte shenjë e njerëzve inteligjent. E bëj këtë dialogun kur jam e ngarkuar.
E kam pak kompleks, por njerëzit ma pëlqejnë dhe njerëzit më thonë pse s’e vë në dukje, janë format e mia trupore. E kam kompleks, nuk ekspozohem. Ke parë ndonjë foto me bikini në Instagramin tim?! Nuk e kam bërë as 15 vjeç. Ma bëjnë vërejtje, por nuk e di”.
Ajo tha ndër të tjera se nuk ka asnjë personazh të preferuar në “Big Brother VIP”, por veçoi nga ish-konkurrentët Ermiona Lekbellon si një tip interesant dhe rebel.



