Franca, drejt rritjes së moshës së rezervistëve të ushtrisë deri në 70 vjeç

Franca, drejt rritjes së moshës së rezervistëve të ushtrisë deri në 70 vjeç

Franca po shkon drejt rritjes së kufirit të moshës për rezervistët e ushtrisë. Një deklaratë e tillë vjen nga ministri i Mbrojtjes, Sebastien Lecornu.

Do të rrisim kufirin e moshës, tashmë do të jemi në gjendje të kemi rezervistë në ushtri deri në moshën 70 vjeç dhe deri në 72 vjeç për disa funksione specialistësh.

Ministri shpjegoi se ligjin e ardhshëm të planifikimit ushtarak do ta paraqesë në Këshillin e Ministrave.

Në Francë, kufiri i moshës për rezervistët e ushtrisë është aktualisht midis 62 dhe 65 vjeç.

Rekrutimi dhe rritja e kufirit të moshës për rezervistët janë elementë “kyç” sipas ministrit Lecornu, i cili synon të arrijë 300 mijë ushtarë në planin afatgjatë, nga të cilët 100 mijë janë rezervistë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy