Gjatë ditës së sotme parashikohet që alternime kthjellimesh dhe vranësirash do të karakterizojnë kushtet e motit në territorin shqiptar deri pas mesdite, kur priten shtim i vranësirave duke gjeneruar rrebeshe afat-shkurtra shiu në veri dhe zonat qendrore.
Në verilindje të vendit priten stuhi afat-shkurta breshëri.
Parashikohet që të njëjtat kushte të paqëndrueshme atmosferike të na shoqërojnë në mbrëmje edhe gjatë natës.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie me 2 gradë si në orët e mëngjesit edhe në të mesditës duke bërë që vlerat ditore të luhaten nga 8°C deri në 28 °C vlera maksimale në rang vendi.



