Ditë me diell, njihuni me parashikimin e motit për sot

Ditë me diell, njihuni me parashikimin e motit për sot

Edhe ditën e enjte mbetemi në ndikimin e qendrës anticiklonare duke bërë që vendi ynë të jetë në dominimin e kthjellimeve në gjysmën perëndimore por gjysma lindore e territorit parashikohet me kthjellime dhe kalime të herë pas hershme të vranësirave, ku më të fokusuara vranësirat do të jenë në zonat Verilindore dhe Juglindore të territorit shqiptar.

Sipas meteoalb temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes, por kostante mbeten vlerat e mesditës duke u luhatur nga 4°C deri në 23°C.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Verilindor duke sjellë në brigjet detare dallgëzim 3 ballë.

Rajoni dhe Europa

Veriu dhe Lindja e kontinentit Europian paraqiten me vranësira të shpeshta të cilat do të gjenerojnë reshje shiu të shoqëruara këto edhe me shkarkesa elektrike.

Ndërsa Europa Jugore dhe Qëndrore do të jenë në dominimin e masave ajrore të qëndrueshme të cilat do të sjellin mbizotërim të kthjellimeve dhe vranësirave të pakta.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy