Kreu i PD-së, Lulzim Basha, thotë se demokratët nuk pranojnë dialog fasadë dhe zgjedhje fasadë.
Vetëm pak orë pasi kryeministri Rama shprehu publikisht gatishmërinë për dialog me opozitën, Basha thotë se është për dialog politik që nuk kthehet në pazar të pisët.
“Nëse do të ketë dialog politik, që e kemi kërkuar prej ditës së parë, ky dialog politik nuk do të kthetet kurrë në një pazar të pisët të disa politikanë të opozitës me disa politikanë të maxhorancës që të vazhdojë komploti ekonomik, politik, të vazhdojë republika e vjetër, mashtrimi, dështimi, vjedhja, papunësia, por do të jetë dialogu politik që përmes standardit europian për zgjedhje të lira e të ndershme, themeli i gjithçkaje, do ti japë fund një herë e përgjithmonë Republikës së vjetër rrugëve të vjetra dhe mënyrave të vjetra dhe gjithçkaje të kalbëzuar që mban peng interesat dhe zhvillimin e shqiptarëve”, tha Basha.



