Gjatë seancës së sotme ku kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, Fredi Beleri po gjykohet për korrupsion zgjedhor është rënë dakord që prokuroria të lexojë dëshmitë që ka dhënë në SPAK Abdyl Rama, vëllai i të infiltruarit të Policisë, i cili nuk gjendet.
Gjatë dëshmisë së lexuar nga prokurorja, Rama ka dëshmuar se është kërcënuar nga miq të Belerit, madje i është ofruar edhe azil në Greqi për vëllain Arsen Rama.



