
3 mijë hektarë tokë bujqësore në qarkun e Lezhës janë përmbytur.
Pjesa më e madhe e tokave të përmbytura janë në Bashkinë Kurbin.
Gazetari Jul Simoni në një lidhje telefonike me studion e MCN Live tha se përmbytjet e vazhdueshme dhe dëmtimi i rrugës nga vërshimi i ujërave kanë ngritur në protestë banorët e fshatit Gjorm, në Bashkinë Kurbin.
Banorët kanë bllokuar për disa minuta rrugën nacionale Laç–Mamurras.
Sipas tyre kjo situatë është e përsëritur dhe vjen si pasojë e mungesës së ndërhyrjeve në pastrimin dhe sistemimin e kanaleve kulluese, çka bën që zona të përmbytet sa herë ka reshje të dendura shiu.



