Kur bllokimi filloi për herë të parë në mars, bisedat në grupe në rrjetet sociale ishin shpëtim për të gjithë. Ndihmuan njerëzit të qëndronin në kontakt me njëri-tjetrin gjatë krizës dhe shpesh herë familjet qetësuan njera-tjetrën.
Por ndërsa pandemia vijoi të përhapej bisedat në grupe nisën të shkaktonin shqetësim dhe ankth tek shumë njerëz.
Është për t'u habitur të zbulosh se në epokën e distancës shoqërore është e mundur të vuash nga mbingarkesa sociale. Nëse rrjetet sociale na japin ngushëllim dhe lidhje në kohë krize, pse disa prej nesh ndihen të të mbingarkuar prej tyre?
BBC shkruan se në fund të muajit Mars, WhatsApp kishte raportuar një rritje me 40% të numrit të përdoruesve. Po ashtu një studim në shtator tregoi se përdorimi i komunikimeve dixhitale të të gjitha llojeve u rrit gjatë periudhës së Covid.
Pa teknologjinë pandemia do të ishte një përvojë shumë më e vetmuar, por platformat e bisedave në grupe mund ta bëjnë pjesëmarrjen në to stresuese.
"Një arsye që ata na stresojnë është dëshira e integruar për të lexuar një tekst në kohë reale dhe pritja paralele që të përgjigjeni gjithashtu në kohë reale", thotë Elias Aboujaoude, një psikiatër në Universitetin Stanford në Kaliforni i specializuar në kryqëzimin e teknologjisë dhe psikologjisë. Mos përgjigja menjëherë na shqetëson dhe na jep një "ndjesi rënie dhe thyerjen rregullin kryesor të komunikimeve në internet", shton ai.
*Marrë nga BBC



