Abdyl Sinanaj, ekspert i sigurisë ushqimore tha në studion e lajmeve të MCN Tv se tek AKU duhet të ndryshohet njerëzi dhe se çdo profesionist duhet të përgjigjet sipas fushës që ai mbulon.
Sipas Sinanjt, komisioni që do të vlerësojë inspektorët e AKU-së duhet të zgjidhet me kujdes dhe se në të duhet të jetë edhe teknologu ushqimor.
Në këtë komision mesa vura re unë është ministrja, agronomi që është rektori i UBT-së, veterineri, ndërsa teknologu ushqimor që është baza që do të kontrollojë nuk po luan rolin kryesor. Ai përgjigjet për lëndët kryesore.
Çfarë pyetje do i bëjë agronomi një teknologu ushqimor?
Duhet të zgjedhin komisionin e duhur.
Teknologjia ushqimore nxjerr 100 të diplomuar në vit. Mirëpo nuk i vendosin pasi vetëm Ministria e Bujqësisë duke pasur përparësi bujqësinë e blegtorinë dhe veterinarinë e lë mënjanë teknologun ushqimor që është baza kryesore. Prandaj Rama e ndjeu, pse në kontrolle po dalin gjithmonë probleme. Se duhet të ketë specialistin.
Secili të bëjë profesionin e vet.
Tek AKU duhet të ndryshohen njerëzit. Të përgjigjen secili sipas zanatit të vet.



