
Muaj tensioni politik dhe një valë sanksionesh të reja kanë shkëputur të gjitha lidhjet midis BE dhe Rusisë, ka thënë diplomati i lartë i Moskës, duke shtuar se vendi i tij është i gatshëm të rifillojë bashkëpunimin nëse Brukseli vendos që është i interesuar.
Duke folur në një konferencë shtypi së bashku me homologun e tij kinez të martën, Ministri i Jashtëm Sergej Lavrov tha se aktualisht, "nuk ka marrëdhënie me BE si një organizatë. E gjithë infrastruktura e këtyre marrëdhënieve është shkatërruar nga vendimet e njëanshme të marra nga Brukseli.”
Disa vende individuale evropiane, argumentoi ai, ende po kërkojnë lidhje më të ngushta me Moskën, "të udhëhequr nga interesat e tyre kombëtare", shkruan RT.
Nëse dhe evropianët vendosin të eleminojnë këto anomali në kontaktet me fqinjin e tyre më të madh, natyrisht, ne do të jemi të gatshëm t'i ndërtojmë këto marrëdhënie bazuar në barazi, "konfirmoi diplomati".



