Reshjet e dendura të shiut të cilat kanë përfshirë tërë territorin e vendit, veçmas në Vlorë, kanë shkaktuar probleme të shumta me qarkullimin në disa akse rrugore, si pasojë e prezencës së ujit nëpër rrugë.
Mëngjesin e sotëm në disa rrugë vijojnë të ketë prezencë të konsiderueshme uji, duke vështirësuar qarkullimin normal të automjeteve dhe këmbësorëve.
Sipas informacioneve, përgjatë natës është punuar në pastrimin e disa akseve rrugore, me qëllim të hapjes totale të tyre për qarkullim normal.



