Shpend Ahmeti dorëzon “çelësat” e PSD-së

Shpend Ahmeti dorëzon “çelësat” e PSD-së

Shpend Ahmeti ka dhëën dorëheqjen nga psoti i kryetarit të Partisë Socialdemokrate në Kosovë. Kryebashkiaku i Prishtinës e motivon këtë vendim me rezultatin e dobët të partisë në zgjedhjet e 6 tetorit. Në një postim në Facebook, Ahmeti shpjegon se PSD do të mbajë zgjedhjet e strukturave dhe drejtuesve të rinj, ndërsa ai vetë nuk do të kandidojë për asnjë prej tyre.

“Sot kam kërkuar nga Kuvendi i PSD mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme për të gjitha strukturat udhëheqëse të partisë duke filluar nga kryetari. Kjo na mundëson që kolektivisht të reflektojmë dhe të marrim përgjegjësi si parti. Ky propozim u aprovua në mënyrë unanime dhe që nga sot PSD do të ketë kryetar të ri dhe Këshill të ri. Pastaj Këshilli do ta votojë kryesinë e re dhe pozitat tjera udhëheqëse në parti. Po ashtu ju njoftoj se unë kam vendosur që të mos kandidoj për asnjë pozitë në parti. E para si marrje e përgjegjësisë për rezultatin zgjedhor, por arsyeja kryesore është angazhimi kryesor dhe i vetëm i imi në Komunën e Prishtinës. Tash e tutje dhe deri në përfundim të mandatit në Komunën e Prishtinës unë nuk do të marr asnjë angazhim tjetër në asnjë insitucion tjetër duke u fokusuar plotësisht në përmbushjen e premtimeve të dhëna në vitin 2017”, shkruan Ahmeti në postimin e tij.

Shpend Ahmeti hyri në politikë si pjesë ë Lëvizjes Vetëvendosje. Si një nga figurat më të rëndësishme të kësaj lëvizjeje, ai u zgjodh kryetar i Komunës së Prishtinës në vitin 2013, posti më i lartë i fituar nga Lëvizja Vetëvendosje deri në atë moment. Ai u rizgjodh në vitin 2017, ndërsa në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare, doli si anëtari i dytë më i votuar nga kjo lëvizje. Në mars të vitit 2018, Ahmeti njoftoi largimin e tij nga Lëvizja Vetëvendosje. Dorëheqja e Shpend Ahmetit u pasua nga një krizë në lëvizjen Vetëvendosje, e cila pa t’i iknin një numër i madh anëtarësh përfshirë edhe ish-kryetarin Visar Ymeri. Të larguarit u angazhuan në partinë e re, Partia Socialdemokrate, ndërsa rikthimi i Albin Kurtit në krye të Vetëvendosjes i forcoi pozitat e kësaj të fundit, e cila nga zgjedhjet e tetorit të këtij viti doli forcë e parë politike. Aktualisht, Kurti është në negociata për koalicion me LDK-në e Isa Mustafës, për t’i dhënë Kosovës qeverinë e re.

Në zgjedhjet e 6 tetorit, PSD e Shpend Ahmetit garoi në koalicion me AAK-në e Ramush Haradinajt. Pas rezultatit të dobët, me një rënie prej 5% nga zgjedhjet e kaluara, Ahmeti tha se tkurrja e mbështetjes së votuesve ka ardhur për shkak të këtij koalicioni.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy