Mbetjet toksike/ Mazreku: Nuk kanë funksionuar institucionet për kontrollin e tyre. Procesi i verifikimit mund të zgjasë jashtë parashikimeve (VIDEO)

Mbetjet toksike/ Mazreku: Nuk kanë funksionuar institucionet për kontrollin e tyre. Procesi i verifikimit mund të zgjasë jashtë parashikimeve (VIDEO)

102 kontejnerë me mbetje të rrezikshme, të cilat ishin nisur drejt Tajlandës e që më pas u rikthyen në Durrës, dyshohet se përmbajnë lëndë të dëmshme helmuese nga hiri i oxhaqeve metalurgjike.

Me këtë rast Prokuroria u kërkoi autoriteteve që kontejnerët e sekuestruar të mos hapen, por të depozitohen në një vend të sigurte nga pikëpamja mjedisore e fizike dhe të monitorohen me kamera pa ndërprerë.

Për Valbona Mazreku, eksperte e mjedisit, në një komunikim për “MCN live”, procesi i verifikimit nga ana e Prokurorisë do të zgjasë më shumë se sa është parashikuar.

Ajo që është fakt dimë se anija me 102 kontejnerë ose me rreth 2100 ton të këtij pluhuri që supozohet të ketë dal nga filtrat e përpunimit të çelikut, në Elbasan, është transportuara nga Shqipëria drejt Tajlandës dhe për shkak të sinjalizimeve qe kanë vajtur ne rrjetin e Bazelit dhe është bërë i mundur kthimi ne vendin e origjinës.

Dimë se mbetjet janë të rrezikshme për shkak të natyrës por ende nuk mund te themi se janë toksike, dhe janë te sekuestruara tashmë nga prokuroria që ka bërë veprimin e parë, sekuestrimin dhe mbajtjen e tyre në mbikëqyrje 24:24, pro jo për 24 orët para.

Kështu që ky është një proces që mbase do të vazhdojë më gjatë sa të merren të gjitha procedurat dhe hapat e nevojshme, ashtu sikurse do të vlerësoje organi i Prokurorisë për të bërë vlerësim dhe për të parë se çfarë lloj mbetje janë këto sepse edhe vet Rrjeti i Bazelit nuk e ka të qartë se çfarë lloj përmbajte janë këto dhe kërkon transparencë për hapjen dhe marrjen e mostrave.

Ekspertja e mjedisit Valbona Mazreku, thotë se që në krye të herës nuk kanë funksionuar institucionet që merren me kontrollin e mbetjeve, nga origjina deri në destinacion.

Eksporti i mbetjeve ka një procedurë sesi realizohet, ligjet të cilat janë të hartuara nga qeveria shqiptare dhe se duhet të zbatohen.

Kjo tregon se ka pasur një mosfunksionim të të gjithë sistemit që kontrollon dhe monitoron të gjithë mënyrën  sesi bëhet kontrolli i këtyre mbetjeve, patjetër edhe dhënia e lejeve dhe dhënia e licencave është një hap dhe me pas kontrolli i tyre derisa ato të shkojnë në destinacion.

Kjo që me të drejtë Rrjeti i Bazelit e ngre si shqetësim është që nëse këto mbetje do të bëheshin në mënyrë të rregullt dhe zyrtarë dhe se eksportit i tyre në Tajlandë do të behej me një njoftim zyrtar qoftë të Ministrisë së Mjedisit dhe të qeverisë tajlandeze për këtë ngarkesë që do të shkoj dhe të bëhej konfirmim i të dyja palave dhe shoqëruara me fletën e tyre të analizave.

Kjo mënyrë tregon se nuk ka funksionuar i gjithë mekanizmi që i kontrollon këto.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy