Verifikimi i fakteve, Kapo: Programi i Meta-s ka ulur dezinformimin në mbarë botën

Verifikimi i fakteve, Kapo: Programi i Meta-s ka ulur dezinformimin në mbarë botën

Vetëm pak ditë më parë, kompania META vendosi të heqë dorë nga verifikimi i fakteve dhe kufizimi i përmbajtjeve në Facebook dhe Instagram, duke ndjekur modelin e platformës X të Elon Musk. Klodiana Kapo, drejtuese e organizatës Faktoje.al, tha në studion e MCN se programi i verifikimit të fakteve ka ulur dezinformimin në mbarë botën rezultuar i saktë dhe i pranuar nga mediat në masën 97%.

Ne kemi punuar dhe vazhdojmë të punojmë me Metën. Nuk mbyllim as censurojmë faqe. Mënyra si bëhet verifikimi i fakteve është e tillë që medias i thuhet dhe nuk censurohet. Kjo ka bërë që deri më sot, nga llogaritjet dhe datat publike, vetëm 3% janë kundërshtuar. 97% kanë qenë të gjitha të sakta. Këto janë instrumente të mbështetura nga Meta.

Në Kosovë është Kallzo dhe në Shqipëri jemi ne. Jo të gjithë njerëzit janë të detyruar të raportojnë saktë dhe kjo ndan atë që është një media. Korrigjimi çon në një gazetari cilësore dhe të saktë. A do të ketë tani dezinformim dhe lajme të rreme? Patjetër! Nga të gjitha raportet që në kemi në rang europian dhe global, lajmet që janë rikorrigjuar janë shumë. Ky program ka ndikuar në uljen e dezinformimit në të gjithë botën.

Kapo shpjegoi dallimin mes factcheckers të Meta-s dhe organizatave factchecking.

Meta apo factchecker-s nuk merren me pjesën politike. Me politikën e vendeve të caktuara nuk kanë dashur të merren. Organizatat factchecking merren me verifikimin e deklaratave të politikanëve, por ato nuk janë pjesë e Meta-s.

Problemi më i madh në vende si Shqipëria dhe Ballkani është pavarësia dhe integriteti i medias. Media është pasqyrë e asaj që ndodh në shoqëri. Në momentin që nuk jemi gazetarë profesionistë, kemi një problem shumë të madh. Nuk mund të hapë dhe të bëjë media çdokush.

Faktcheckers janë pjesë e një database që mundësohet dhe menaxhohet nga Meta. Është një mekanizëm që menaxhohet prej tyre. Në çdo factcheckers bëjnë një punë, e cila kontrollohet. Çdo gjë është transparente. Një pjesë e mirë e mediave janë orfuar ta bëjnë korrigjimin dhe e kanë bërë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy