Ish kreu i komanduar, Enkelejd Alibeaj ka komentuar situatën e krijuar brenda kampit të PD-së. Alibeaj tha se meritojnë të qëndrojnë në PD vetëm ata që mbështesin institucionet e kësaj partie. Ndërsa sa i përket rikthimit të Bashës i cili kandidoj për kryetar të partisë, sipas tij s’ka qenë proces që i shërbente Bashës. “Njerëzit që kanë luftuar prej dy vitesh që farsa 32-vjeçare në PD mos të vazhdojë më. A ka të drejtë Basha? Ndokush ka të drejtën të kandidojë. Nëse i themi dikujt ik, është simptomë e post diktaturës. Nëse ka një sfidë, sfida është tjetër, a e bëjmë dot një proces të barabartë apo transparentë? Kjo s’është garë mes Hanit dhe Bashës, ajo që quhet e barabartë është transparenca e procesit. Sa do të bëjmë një proces për të mos manipuluar votat. Simptomat e vjetra sovjetikë kanë marrë fund”. Në vijim ai theksoi se e ka bërë të ditur edhe në deklaratën tij në mbarimin e mandatit si drejtues i PD dhe është shumë serioz në detyrat që merr në PD. “Sot PD ka koshiencë, ajo që duhet një PD e ndryshuar në mentalitet. PD e suksesshme s’do jetë dhe nuk duhet të jetë një parti që varet nga shijet, humori i një individi. Një parti që varet se cili është lideri i saj më mirë mos të ekzistojë. Kam respekt për ata që qëndruan në betejën e madhe dhe jo ata që ikën ferrave". Ai u pyet edhe për akuzat e Bardhit sa i takon mbledhjes së Këshillit Kombëtar, ku tha se duhet të besohen faktet dhe dokumentet. “Numrat, grupi parlamentar s’ka të drejte të ndërhyjë në proces. Ju duhet të besoni dokumentet, faktet, syrin e kamerave. Në punimet e Këshillit, një pjesë e anëtarëve kanë zgjedhur të jenë në strofkull tjetër të majtë tek LSI në zgjedhje, ndërsa ata që i qëndruan dhe nuk u tunduan, janë 329. Rregullat e përcaktuara, kuorumi është gjysma plus një, i cili ishte, kaq ishte. Deputetët janë shpirtra të lirë, sa kohë jemi zgjedhur nga zgjedhjet e 2021”. Ndër të tjera nënkryetari o PD-së, ka theksuar se e rëndësishme është që tashmë të ndërtohet një parti demokratike e bazuar në vlera dhe jo në interesa personale. “Do të bëjmë dhe rindërtojmë në parti rreth vlerave apo rreth një interesi persona, unë jam për të parën të tjerët kanë të drejtën e tyre. Duhet t’ia lëmë demokratëve që të vlerësojnë zgjedhjen e kryetarit, askush nga ne nuk mund të gjykojë se mendon më mirë se Partia Demokratike. Zëri i secilit demokrat është e rëndësishme që të dëgjohet. Ata që ishin në këshillin kombëtar dhe të tjerë ato anëtarë të kryesisë që kanë qëndruar janë edhe demokratët e vërtetë pasi janë ato që kanë qëndruar besnikë. PD-ja nuk duhet që të jetë e atyre njerëzve që e braktisin në rast betejash”.



