Meka: Bankat janë parë me syrin e nënës dhe sektori jo bankar me atë të njerkës

Meka: Bankat janë parë me syrin e nënës dhe sektori jo bankar me atë të njerkës

Eksperti i ekonomisë Elvin Meka thotë se për fat të keq Shqipëria edhe pas tre dekadash që hyri në llojin e ri të ekonomisë, vijon të ketë një mangësi, një zhvillim shumë të kufizuar, ose anemik, lidhur me thellësinë e sistemit financiar.

Nga studio e “MCN Economy” ai deklaroi se Shqipëria ka zhvilluar shpejt dhe mirë anën që ka të bëjë me sektorin bankar, por e ka lënë në hapat e parë të zhvillimit, atë shtyllë që ka të bëjë me sektorin jo bankë.

 

Fibank 

Sipas tij, bankat janë parë me syrin e nënës, ndërsa sektori jo bankar me syrin e njerkës. 

 

Si rregull çdo sektor financiar ka dy sektorë, sektorin bankar dhe pjesën tjetër jo bankë, ku përfshihen gjithë institucionet që ofrojnë shërbime të tjera, por jo produktet bankare. Ato nuk kanë të drejtën ligjore të pranojnë depozita, edhe pse mund të ofrojnë gamën tjetër të shërbimeve financiare. 

Shqipëria ka zhvilluar shpejt dhe mirë, këmbën që ka të bëjë me sektorin bankar, por e ka lënë në hapat e parë të zhvillimit, atë shtyllë që ka të bëjë me sektorin jo bankë. Dhe këtu përmblidhen gjithë institucionet financiare, si fondet e investimit, fondet e pensioneve. 

Ky lloj zhvillimi asnjëherë nuk ka pasur vëmendjen e duhur nga të gjithë grupet e interesit, nuk mund të fajësohet vetëm qeveria, pasi grupet e tjera të interesit nuk janë investuar për të zhvilluar një sektor financiar jo bankë, në përputhje me stadin e zhvillimit ekonomik dhe financiar.

Një fond i huaj investimesh nuk mund të vijnë në Shqipëri, se ata janë kryesisht menaxher portofolesh në rrafsh ndërkombëtar dhe realizohen me letrat me vlerë, nëpërmjet bursave. Ne kemi një bursë në Shqipëri, edhe pse private. 

Por kur kemi vetëm një obligacion korporatash privat me obligacion publik, gjithë kjo shportë e këtyre obligacioneve që janë të emetuara në treg nuk janë të disponueshme për publikun e gjerë. 280 milionë euro bono korporative janë të mbyllura për publikun. 

Ekzistenca e një tregu sekondar apo e një burse sekondare, nuk është qëllim në vetvete. 

Por ekzistenca e tij është si një formë komode që ekziston për menaxhimin e rreziqeve, nëse në një moment të caktuar një aktor në treg percepton një nivel të madh rreziku, ka të drejtën ta shesë këtë instrument brenda disa sekondash dhe të marrë mbrapsht parash.

 Kjo lloj lehtësie nuk ekziston në tregun shqiptar. Politika në pikën e zhvillimit të kapitaleve kanë një konsensus emblematik. 

Qeveritë për oportunitete ekstreme të ndryshme e kanë mbajtur të hapur bursën, i kanë dhënë oksigjen sa për të mos vdekur, por asnjëherë nuk janë përpjekur që ta nxjerrin nga kjo gjendje koma vegjetative. 

Bankat janë parë me syrin e nënës, ndërsa sektori jo bankar me syrin e njerkës. Biznesi privat punon me dy bilance si pasojë e mos deklarimit. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy