
Lulzim Veliu, sipërmarrës në Gjermani në një lidhje skype me MCN Economy, deklaroi se largimi i shqiptarëve nga vendi i tyre bëhet më shumë për arsye financiare. Ndërsa duke bërë një krahasim se numri i shqiptarëve të larguar drejt Britanisë është më i madhe se drejt Gjermanisë ai theksoi se kjo ndodh pasi të rinjtë tërhiqen nga’ tregu i zi’. Ai tha se sa i përket procedurave ato nuk janë aspak të thjeshta, ndërsa i cilësoi shqiptarët si shoqërinë e cila është integruar më mirë se të gjitha komunitete e tjera që jetojnë atje.
Është e vërtetë se jo vetëm në krahasim me Gjermaninë por me të gjithë vendet e vendeve evropiane, numri i shqipatrëve të larguar nga vendi i tyre drejt Britanisë ka numrin më të lartë edhe pse bëhet fjalë për një udhëtim të rrezikshëm për jetën. Unë mendoj se zgjedhjen e bëjnë për më shumë arsye financiare, pastaj Britania është folur shumë dhe për punën dhe tregun e zi që është bërë atje dhe ndoshta kjo i ka shtyrë një pjesë të mirë të të rinjve drejt Anglisë.
Sa i përket procedurave për punësim,Veliu tha se procedurat në ambasadat për në Gjermani jo të thjeshta.
Në Gjermani nuk është dhe aq e lehtë sa flitet në media marrja e punëtorëve nga vendet perëndimore. Është e vërtetë që Gjermania ka bërë reforma të mëdha dhe s’kanë bërë përllogaritjen e duhur se popullsia në këtu është në plakje. Kjo i ka shtyrë ata që të bëjnë disa reforma të cilat nuk janë dhe aq të lehta sa flitet dhe paraqiten. Të gjitha procedurat e marrjes së një të riu profesionist që duhet ët shkojë përmes ambasadës që kërkon punë, bëhet me procedura të ngadalshme dhe pritje të gjata në zyrat e ambasadave.
Ndërsa lidhur me integrimin e shqiptarëve në Gjermani, Veliu tha se mund të flas me përgjegjësi të plotë se shoqëria shqiptare është e integruar ndoshta më mirë se të gjithë komunitete e tjera që jetojnë në Gjermani.
Kemi shqiptarë që nga vitet '60 që kanë ardhur aty si punëtorë të asaj periudhe të hershme. Kemi gjeneratën e tretë të tyre që janë rritur dhe shkolluar por dhe kjo periudha e fundit e ardhjes së profesionistëve ka bërë që në shtete të ndryshme të Gjermanisë kemi mjekë të profileve të ndryshme të ardhur nga Shqipëria dhe Kosova dhe jo vetëm kanë siguruar punë në profesionin e tyre por kanë dhe role udhëheqëse.



