2500 ha tokë nën ujë/ Malashi: Situata në qarkun e Lezhës, drejt përmirësimit. Në akset kryesore ka vijuar qarkullimi normalisht (VIDEO)

2500 ha tokë nën ujë/ Malashi: Situata në qarkun e Lezhës, drejt përmirësimit. Në akset kryesore ka vijuar qarkullimi normalisht (VIDEO)

Taulant Malashi, prefekti i qarkut Lezhë tha përmes një lidhjeje të drejtpërdrejtë me studion e MCN Live se situata është drejt përmirësimit, megjithëse 2500 hektarë tokë bujqësore vijojnë të jenë nën ujë. 

 

Duke vijuar Malashi tha niveli i ujërave të Matit dhe Drinit është në rënie dhe se në akset kryesore ka vijuar qarkullimi normalisht. 

 

Situata është në përmirësim. Që nga orët e para të mëngjesit ka ndërprerje të reshjeve. 

 

Kemi rënie të nivelit të ujërave në Mat dhe Drin. Kemi rënie me 30 centimetër të nivelit të prurjeve. 

 

Edhe akset rrugore që kishin vështirësi në qarkullim, ka një largim të prezencës së uji dhe ka vijuar qarkullimi normalisht. 

 

Këto situata po ndodhin në të gjitha rajonin. Në shumë zona është bërë punë e madhe dhe me hapjen e kanaleve.

 

Nuk është diçka që mund ta parandalojmë se janë fenomene natyrore. Ne përpiqemi t’i minimizojmë por nuk mund t’i parandalojmë.  

 

Sipërfaqe në ujë në Kurbin është 1500 ha. Në Lezhë është 1 mijë hektarë. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy