Një 25-vjeçare humb jetën në kanionin e Holtës

Një 25-vjeçare humb jetën në kanionin e Holtës

Një 25-vjeçare humbi jetën në Kanionin e Holtës. Viktima  e identifikuar si T.S u gjet e pajetë në dalje të kanionit pasditen e sotme.

Ajo ishte pjesë e një grupi turistësh që u bllokuan në kanionet e Holtës nga rritja e papritur e prurjeve të lumit.

Grupet e shpëtimit arritën të nxirrnin fillimisht katër fëmijë dhe më pas një djalë 20 vjeç dhe një burrë 50 vjeç.

Në operacionin e kërkim-shpetimit është përfshirë edhe RENEA dhe polumbarët.

Ndërkohë, vijon krehja e zonës së kanioneve për t’u siguruar që nuk ka persona të tjerë që mund të kenë nevojë për ndihmë.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy