Dhuna në protestën e 8 janarit, Sali Berisha sot në prokurori

Dhuna në protestën e 8 janarit, Sali Berisha sot në prokurori

Ditën e sotme Sali Berisha do të duhet të paraqitet në Prokurorinë e Tiranës për të dëshmuar atë që ndodhi në protestën e thirrur prej tij më 8 janar para selisë blu.

Në kuadër të hetimeve të nisura mbi ngjarjet e dhunshme në selinë e PD, prokuroria përveç Sali Berishës i ka dërguar thirrje për t’u paraqitur dhe marrë në pyetje sot dhe deputetit Flamur Noka.

Protesta në fjalë u shoqërua me episode dhunë, ku përkrahës të Berishës tentuan të futeshin në seli, ndërsa hapën me dhunë disa dyer dhe thyen xhamat e dritareve të katit të parë dhe të dytë. Për incidentet u arrestuan 34 persona, të cilët u liruan dje nga gjykata.

Nga ana tjetër, përkrahës të Bashës, iu përgjigjën protestuesve duke hedhur një lëndë, ende e papërcaktuar.

Mësohet se Berisha, do të merret në pyetje si person që ka dijeni për rrethanat e hetimit dhe për atë çka ka ndodhur jashtë selisë së PD-së, sot në orën 11:00 nga prokurori i çështjes, Elio Mazrekut, që ka kryer të gjitha hetimet në selinë e PD-së.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy