Në Prizren, pavarësia festohet edhe me flamuj turq (FOTO)

Në Prizren, pavarësia festohet edhe me flamuj turq (FOTO)

Zëdhënësi i Komunës së Prizrenit, Ymer Berisha, tha se Komisioni Organizativ ka vendosur që disa flamuj edhe të shteteve të tjera të vendosen krahas atij kombëtar dhe të Kosovës.

Për nder të 28 Nëntorit, Festës së Pavarësisë së Shqipërisë, qyteti i Prizrenit është dekoruar me flamuj kombëtarë shqiptarë e të Kosovës.

Por, ajo që bie në sy në këtë qytet janë edhe flamujt e Turqisë krahas atij shqiptar e të Kosovës.

Lidhur me praninë e flamujve turq, zëdhënësi i Komunës së Prizrenit, Ymer Berisha, tha për KALLXO.com se Komisioni Organizativ ka vendosur që disa flamuj edhe të shteteve të tjera të vendosen krahas atij kombëtar dhe të Kosovës.

“Vende-vende paska edhe flamuj amerikanë, gjermanë, etj.”, ka thënë Berisha.

Shqiptarët në gjithë botën festojnë nesër Ditën e Flamurit -28 Nëntorin. 104 vjet më parë, Shqipëria shpalli pavarësinë e saj. Deri më 28 nëntor 1912, trojet shqiptare ishin nën pushtimin osman.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy