53 qytetarë të infektuar nga Covid, asnjë humbje jete në 24 orët e fundit në vend

53 qytetarë të infektuar nga Covid, asnjë humbje jete në 24 orët e fundit në vend

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se në 24 orët e fundit 53 qytetarë kanë rezultuar të infektuar me koronavirus, ndërkohë fatmirësisht nuk ka pasur asnjë humbje jete.

Kësisoj sipas MSh, nga 1075 testime, kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 53 qytetarë, në këto bashki:
23 në Tiranë, 7 në Fier, nga 4 qytetarë në Gjirokastër, Sarandë, nga 2 qytetarë në Kuçovë, Divjakë, Lushnje, nga 1 qytetar në Shkodër, Mirditë, Durrës, Mallakastër, Delvinë, Maliq, Berat, Dimal, Elbasan.
 Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 12 pacientë, nga të cilët dy janë në gjendje më të rënduar. Janë shëruar 53 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 270,155 që nga fillimi i epidemisë.

Janë 461 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy