Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka njoftuar për dy të vdekur si pasojë e COVID-19 në 24 orët e fundit në Kosovë.
Ai në Facebook ka shkruar se janë bërë 654 testime, derisa 41 kanë rezultuar pozitive, ndërsa 73 pacientë me koronavirus janë shëruar.
Me këtë, numri i të prekurve me COVID-19 nga fillimi i pandemisë është rritur në 15.855, kurse i të vdekurve në 632.
“Numri i të infektuarve në vendin tonë me COVID-19 nuk përbën rrezik dhe përshëndes propozimin për hapjen e kufijve pa test PCR”, ka shkruar Zemaj tutje për propozimin e Komisionit për Sëmundjet Infektive të Maqedonisë së Veriut për hapjen e kufijve për Kosovën.



