
Tensionohet sërish protesta para Teatrit Kombëtar.
Një grup qytetarësh janë përpjekur të çajnë kordonin policor për të hyrë në sheshin para Teatrit.
Kjo ka bërë që policisë t’i bashkohet edhe FNSH-ja.
Përfaqësues të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit u bënë thirrje qytetarëve që t’u bashkohen dhe të japin mbështetjen e tyre për të çarë rrethimin e policisë.
“A keni fëmijë, a keni ndërgjegje? Si mund të dhunoni bashkëqytetarët tuaj, njerëzit që duan të bashkohen në këtë shesh. Çfarë ju kemi bërë. Pse na keni rrethuar po mbrojmë kulturën shqiptare. Thirrini ndërgjegjes. Unë po i bëj një thirrje presidentit, Ilir Meta, Pandeli Majko kemi qenë tek Ramiz Alia bashkë. Hajde këtu bashkohuni me ne, nëse ju ka mbetur diçka nga ajo e viteve 1990. Hajde këtu Ismail Kadare. Hajde se po na tërheqin zvarrë. Na kanë rrethuar si romanin Kështjella dhe po na trajtojnë si të jemi kafshmë. Në këtë skenë kemi vënë Gjeneralin e Ushtrisë së Vdekur, “Kush e solli Doruntinën”. Hajde këtu në sheshin e Teatrit", tha regjisori Edmond Budina.



