Ndërtimi i murit thellon konfliktin SHBA-Meksikë, ja çfarë i bën Nieto, Trumpit

Ndërtimi i murit thellon konfliktin SHBA-Meksikë, ja çfarë i bën Nieto, Trumpit

Presidenti i Meksikës, Enrique Pena Nieto ka anuluar sot takimin me Presidentin e SHBA-­ve, Donald Trump që ishte parashikuar për javën e ardhshme pas tensioneve mbi planin për të ndërtimin e murit në kufirin mes dy vendeve.

Donald Trump pa mbushur një javë si President ka nisur betejën SHBA-­Meksikës për ndërtimin e murit në kufi.

Duke mos toleruar asnjë centimetër, Trump u shpreh se do të ishte mirë që takimi i tij me presidentin e Meksikës të anulohej nëse vazhdon të refuzojë për të paguar koston e murit.

Reagimi i Trump erdhi pasi presidenti meksikan, Enrique Pena Nieto ri përsëriti se, vendi i tij “nuk do të paguajë për murin”. “Nëse Meksika nuk ka vullnet për të paguar murin e shumë nevojshëm, atëherë do të ishte mirë që të anulohej takimi”, tha Trump.

Fillimisht Nieto tha se nuk është e nevojshme që takimi të anulohet, por më pas njoftoi zyrtarisht për anulimin e tij.

Presidenti bëri të ditur një vendim të tillë pasi një delegacion i nivelit të lartë po vizitonte Shtëpisë e Bardhë, e para përfaqësi e huaj në Shtëpinë e Bardhë që pas marrjes së detyrës nga Trump.

“Këtë mëngjes ne e kemi informuar Shtëpinë e Bardhë se unë nuk do të marrë pjesë në takimin e punës të planifikuar për të marten me presidentin e Shteteve të Bashkuara”, ka shkruar në Twitter, Pena Nieto. 

“Meksika e përsërit dëshirën e saj që të punoj me Shtetet e Bashkuara për të arritur marrëveshje prej të cilave të dy kombet përfitojnë”. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy