Biberaj: Do ketë kosto për demokratët nëse nuk dalim me një kandidat! Lidershipi të marrë përgjegjësitë ose të hapë krahun

Biberaj: Do ketë kosto për demokratët nëse nuk dalim me një kandidat! Lidershipi të marrë përgjegjësitë ose të hapë krahun

Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Aleksandër Biberaj deklaroi në studion e lajmeve të MCN Tv se vendimi i Gjykatës së Apelit për vulën e PD është politik, i marrë nga Rama dhe në kundërshtim me Kushtetutën e vendit.

Duke vijuar me logjikën e tij, Biberaj tha se do të ketë kosto për demokratët nëse nuk dilet në zgjedhje me një kandidat.

Më tej Biberaj bëri thirrje që lidershipi të marrë përgjegjësitë e veta ose të hapë krahun.

Vendim në kundërshtim me Kushtetutën dhe legjislacionin. Çdo jurist e kupton që është vendim poliitk, vendim që e ka marrë Rama. As pluralizmin as demokracinë nuk i vendos Gjykata. Një grup i vogël që quhet “Basha” apo “Alibeaj” po e mban peng PD dhe vulën dhe me veprimet apo mosveprimet bëhen palë me Ramën. Është bërë një Kuvend dhe gjërat janë të qarta. Gjërat do ishin të qarta përçdo gjykatë. Të gjitha aktet e nxjerra nga “Foltorja” janë në përputhje me Kushtetutën. Vendimi është zvarritur një vit.

I gjithë sistemi i drejtësisë për arsye të vettingut dhe presionit që i vjen nga politika dhe bandat është bërë në shërbim të Ramës, është realitet, vetingun e ka kapur Rama. Ka pasur dhe tendenca për ta kapur sistemin dhe kur ka qenë Berisha, Nano. As EnverHoxha nuk e ka pasur 100% drejtësinë. Le të gjejë media nëse gjendet një vendim të gjykatave kundër vendime  të qeverisë.

Në atë kohë PDR mori diku 7% vetëm se demokratët e votonin pa parë atë “r”.  Këto janë histori që kanë ndodhur. Tragjikomedi që ne na kushton. Parashikoj që do ketë kosto për demokratët nëse nuk dalim me një kandidat.

I ndoqa takimet. Nuk më erdhi mirë që Kim filloi me Gjiknurin që është hajdut ordiner i damkosur si ministër. Është situatë e turpshme. Lidhur me liderët, Alibeaj nuk përfaqëson asgjë, nuk është as i emëruar as i votuar. Fatkeqësisht është investim i Berishës është bërë si klloun. Ambasadorja bën këto vizita se mandati i ka mbaruar e do iki. Nuk shoh asnjë mesazh. Berisha është shpallur non grata, por zhvillimet politike varen nga ne.

Nuk di të ketë revolucione paqësore. Jam për një aksion politik në përputhje me kushtetutën siç ndodh në Francë. Në momentin që ke qeveri që të mashtron, dhunon çdo reagim qytetar kundrejt këtij pushteti bandash do të ishte i pranueshëm. Përderisa Berisha ka marrë lidershipin duhet t’i dalë zot.

Çdo shqiptar e di çdo të thotë mungesa e opozitës. Është hera e parë që ndihet mungesa e opozitës dhe sa e rëndësishme është. Mazhoranca vjedh 24 orë dhe nuk ka reagim. Lidershipi të marrë përgjegjësitë e veta ose të hapë krahun. Jemi ngopur me Lulzim Bashën.

Në demokraci fiton parimi i mazhorancave. Kjo nuk është drejtësi. Gjykatat e shkallës së parë janë jonfuksionale. Kanë mbetur dosje. Shkatërruan GJK, GJL, Gjykatën e Apelit që këto gjyqtarë që kalojnë vettingun t’i binden vullnetit të lirë. E ka kapur sistemin me atë reformën e turpshme. Sistemi i drejtësisë më parë funksiononte, më mirë me probleme se pa sistem.

Ky është vendim që i takon Berishës. Mund të jetë alternativë, zgjidhje, secili duhet ta kuptojë kur është momenti për t’i shërbyer një kauze më të madhe siç është interesi i demokratëve.

Problemi më i madh me Ramën është se nuk lejon votime. Nuk e shoh Berishën që ka qenë më parë. Është një Berishë më i dobët. Nuk e lidh me moshën, nuk e ka fuqinë që ka më parë. Foltorja funksionon në mënyrë problematike. Ata nuk kanë tendencë për ta hapur partinë, duhet të ngrenë flamurin e bardhë. Është momenti që të mbështesim kandidatët për të bërë të mundur për të rrëzuar Ramën.

Thirrje e Berishës dhe Metën ngjajnë të pafuqishme pasi nuk e kanë drejtuar drejt kësaj rruge qytetarët. Shtresa gri duhet të bëjë një analizë çfarë i ka ofruar Ramë. Kandidatët janë të mirë, dhe është momenti për t’i votuar.

Unë kam punuar për një bashkim. Në politikë nuk duhet përjashtuar dhe një ngjarje që quhet e pamundur. Në këtë pikëpamje ka pasur hapësira. N.q.s.  zbresim nga niveli qendror në atë lokal shoh mundësi bashkëpunimi. Nuk ma ha mendja që Alibeaj do nxjerrë kandidatë tjetër në Tiranë. Jo detyrimisht duhet të kemi përqafim. Por në nivel lokal le të mbështetim.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy