Skandali Hyseni-Agasi ishte temë e diskutimit në ‘MCN Live’ nga aktivisti në Gjermani Petrit Tafaj, i cili e konsideroi bashkëpunimin e ish-kreut të SHISH me krimin falimentim të shtetit shqiptar.
Ai tha se siguria e Shqipërisë ka rënë përtokë dhe se ndërkombëtarët janë skeptikë tashmë dhe se sipas tij drejtësia Shqipëri nuk funksionon plotësisht pasi në të kundërt për rastin në fjalë duhet të ishte thirrur dhe kryeministri Rama për të dëshmuar.
Ky në fakt është një falimentim i shtetit shqiptar se një nga njerëzit e një prej institucioneve më të rëndësishëm që ka Shqipëria që prezantohet si një shtet në prag të zhvillimit jo i zhvilluar dhe kjo do ketë pasoja dhe te pasardhësi i Vlora Hysenit dhe informacionet që do i japin. Kryeministri ka dështuar që ka zgjedhur Vlora Hysenin e cila s’ka qenë thjeshtë një mollë e kalbur por ka falimentuar i gjithë sistemi.
Të takosh njerëz në rrugë dhe të rekomandojnë njerëzit e tyre siç bënë Rama, kjo tregon se shteti ka falimentuar. Përgjatë hetimeve Hyseni ka rënë në rrjet, drejtësia funksionon por jo si duhet sepse po të ketë këllqe drejtësia duhet ta thërrasë dhe Ramën për ta pyetur. Rama ka pasur thjeshtë një dash në oborrin e tij që i shërbente. Ne kemi një problem të madh nga mënyra se si veprojmë me shtetin dhe kur kryeministri funksionon sikur kemi një problem strukture, problem jashtëzakonisht të madh dhe te besueshmëria e partnerëve tanë përtej NATOs dhe BE-së. Besueshmëria e shtetit shqiptar është përtokë.
Sa i përket opozitës këtë skandal një rast i tillë ishte ideal për opozitën por fatkeqësisht ajo se ka fituar akoma besueshmërinë e popullit shqiptar. Rast i artë për opozitën që të vinte në pushtet por nuk diti ta bënte se nuk është opozitë e fortë të luftosh maxhorancën por duhet të tregosh rrugën për ta ngritur, por ajo se ka besimin e qytetarëve për ta ri ngritur shtetin shqiptar dhe për ta bërë një shtet serioz.



