Shpesh një femër vendoset përpara dilemës stil apo prakticitet. Por Zonja e Parë e Amerikës bëri gabimin e zgjedhjes së këpucës së papërshtatshme për rastin. Ajo u nis për të vizituar zonat e përmbytura në Teksas duke mbajtur veshur një palë këpucë me taka, të përshtatshme për një mbrëmje gala. Fotot që u përhapën menjëherë në rrjetet sociale u pasuan nga mijëra komente.
“Nuk jam ekspert, por a shkohet me të tilla këpucë në një zonë fatkeqësie natyrore”, shkruan një komentues.
“Një fjalë për Melanian e zgjuar: do të të duhen këpucë të tjera”, shkruan një tjetër.
Mesa duket, Zonja e Parë e ka kuptuar rrugës se kishte zgjedhur këpucët e gabuara. Pasi zbriti nga avionic presidencial në Teksas, ajo u shfaq me një palë atlete të bardha.



