
Të qenit makiniste treni, është ëndrra e mijëra vajzave dhe grave në Arabinë Saudite. 28 mijë prej tyre i’u përgjigjën ftesës së kompanisë spanjolle “Renfe”, për 30 vende të lira pune.
Të sapopunësuarat, do të drejtojnë trena specialë, të njohur ndryshe si trena plumb, nga Meka në Medinë. Linja e trenit me shpejtësi të madhe Haramain, që lidh dy qytetet e shenjta, është hekurudha e parë e kësaj natyre në Lindjen e Mesme dhe drejtohet nga një konsorcium me 12 kompani spanjolle dhe dy lokale, ku “Renfe” ka aksionet më të mëdha.
Filiali saudit i kompanisë ka 484 punonjës, ku 1/3 femra janë femra. Deri para pak kohësh, mundësitë për punë për femrat saudite ishin të limituara, në role si mësuese apo punonjëse shëndetësie. Madje deri në vitin 2018, ato nuk kishin të drejtë as që t’i jepnin makinës.
Prania e vajzave dhe grave si forcë pune, thuajse është dyfishuar në 5 vitet e fundit, duke arritur 33% të gjithë fuqisë punëtore, pas shtysës së dhënë nga princi i kurorës Mohammed bin Salman.



