
30 maji është dita ndërkombëtare e sklerozës së shumëfishtë. Në Shqipëri janë 900 persona që vuajnë skleroza e shumëfishtë të cilët kanë krijuar organizatën ‘Jeto Përsëri’. Pacientët me këtë sëmundje përballen me vështirësi dhe kërkojnë më shumë përkrahje nga shteti. Në studion e lajmeve të MCN TV, Tanush Çaushi, nënkryetar i shoqatës, tha rimbursimi i barnave është i pamjaftueshëm.
Aktualisht në listën e barnave të rimbursueshme janë vetëm dy barna. Një pacient nuk mund të marrë të njëjtin medikament. Janë 6 medikamente të aprovuara.
Është një sëmundje që kërkon trajtim të vazhdueshëm.
Në planin e veprimit të qeverisë janë shumë grupe të tjera pacientësh, por askush nuk ka denjuar ta përfshijë këtë kategori. Njerëz 30 vjeç në karrige me rrota.
Ekzaminimet kryhen pjesërisht, jo të gjitha. Për të matur vitaminën D3 duhet të paguash 3 mijë lekë të vjetra.
Të mos na trajtojnë si numra. E drejta për kurim cilësor mbështetet në Kushtetutën e Shqipërisë.



