Ministrat nuk do të dorëzojnë mandatin e deputetit. Burime pranë kryeministrit thanë dje se, ndryshe nga katër vjet më parë, ministrat që janë zgjedhur deputetë, do vijojnë ta mbajnë mandatin e deputetit, shkruan “Panorama”.
Në shtator 2013, kur e majta u rikthye në pushtet, ministrat deputetë e dorëzuan mandatin e deputetit, përveç kryeministrit dhe ministrit të Financave, Shkëlqim Cani.
Duket se kjo përvojë nuk rezultoi e suksesshme, sepse pas lënies së mandatit të deputetit nga ministrat, sidomos në qarkun e Lezhës, u krijua një ngërç në lidhje me emrat që duhet të zëvendësonin ministren.
Por problematike kjo përvojë rezultoi edhe kur duhej të largohej ndonjë ministër, i cili pasi kishte lënë mandatin, nuk do të ishte më as në qeveri dhe as në kuvend. Jo pak herë u fol se do të kishte lëvizje ministrash, por Kryeministri Rama i mbajti thuajse të gjithë ministrat e tij deri në fund të mandatit qeverisës.
Por mbajtja e mandatit të deputetit nga ana e ministrit, e bën edhe më të sigurt votën e tij, pasi një deputet i thjeshtë në parlament, mund edhe të dilte kundër vendimit të grupit parlamentar. / Panorama /



