Njësia e Dekriminalizimit pranë Prokurorisë së Përgjithshme bën me dije se pas verifikimeve për gjyqtaren Irena Gjoka, rezulton se vendimi për dënimin e saj është autentik dhe origjinal.
Një raportin hetimor paraprak të Prokurorisë së Përgjithshme, i kërkohet Këshillit të Lartë Gjyqësor, që të vlerësojë nëse Gjoka është në kushtet e ndalimit për të marrë postin e gjyqtares sipas parashikimeve të ligjit të dekriminalizimit.
Së bashku me vendimin autentik të dënimit të gjyqtares Gjoka, është përcjellë edhe vendimi i arkivimit të dënimit për shkak të mos ekzekutimit. Vendimi i arkivimit është marrë nga prokurori grek për shkak të mos ekzekutimit të dënimit të dhënë ndaj Gjokës.



