Presidencialet në Mal të Zi, Çoba: Pjesëmarrje më e ulët se në raundin e parë

Presidencialet në Mal të Zi, Çoba: Pjesëmarrje më e ulët se në raundin e parë

Qytetarët e Malit të Zi u janë drejtuar kutive të votimit për të zgjedhur presidentin e ardhshëm të vendit, me mandat pesë vjeçar. Rreth 550 mijë qytetarë kanë të drejtë vote.

Në një lidhje me Skype, gazetari Bekim Çoba tha se shqiptarët dhe pakicat e tjera kanë shënuar pjesëmarrjen më të ulët në votim. Megjithatë, pjesëmarrja në total është më e madhe se në raundin e parë.

Ka pasur disa incidente, që në një vend kanë çuar në ndërprerjen e votimit për një orë. Sa i përket pjesëmarrjes, është më e lartë se në raundin e parë. Në zonat ku jetojnë shqiptarë dhe pakica të tjera, vazhdon të jetë më e ulët.

Ndikimi i Beogradit nuk është aq politik sa emocional dhe fetar. Është e qartë që kisha serbe ka një ndikim në Mal të Zi. Por nuk është aq i madh sepse përndryshe Gjukanoviçi nuk do të qëndronte 30 vjet në pushtet.

Presidenti në Mal të Zi është më shumë një figurë ceremoniale. Nuk pritet ndonjë ndryshim i madh. Shumë më të rëndësishme janë zgjedhjet parlamentare të 11 qershorit.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy