Ish-zëvendësministrja e Arsimit, Nora Malaj, thotë se dalja e tezës së provimit të gjuhës së huaj të Maturës Shtetërore, ul besimin te institucioni.
Nga studio e MCN Live, Malaj tha se dalja e tezës mundohet të bëjë pis gjithë sistemin, në momentin që lidhet me rezultatet që priten për pjesën fundore të daljes nga arsimi parauniversitar.
Duke përmendur një anketë, Malaj tha se niveli i stresit të maturantëve shkonte në 67% ndërsa 52% e maturantëve nga frika që kishin thoshin se do kopjojnë dhe se kjo humbet besimin te institucioni dhe te mekanizmi.

Për 10 vite kemi 10 mijë maturantë më pak, 2 mijë më pak janë vetëm sivjet.
Po përtej minus 10 mijë maturantëve imagjino se çfarë ndodh me sistemin deri në Maturë.
Të formosh një qytetar aktiv do të thotë se që në momentin e parë kopja është edukuar që të mos kopjohet.
Ndërkohë që ne për fatkeqësinë tonë shumë të madhe e kemi ngritur këtë sistem, si sistem piramide.
Një nga arsyet që të rinjtë duan të ikin, është se nuk ka standard arsimi. Dëmtohet cilësia e mirë e jetës. Çdo investim në arsim shihet pas 18 vitesh.
Por mendoj se në 2030 ne do kemi një uri të tmerrshme për mësues dhe të gjithë bashkë duhet të ngrihemi që mekanizmi që lidhet me mësuesin dhe shoqërinë, duhet të jetë mekanizëm prioritar.
Duhet të bëhemi të gjithë bashkë kur bëhet fjalë për arsimin dhe të mos e lëmë vetëm me 2.8% të GDP-së.



