Një banesë tre katëshe është përfshirë nga flakët në fshatin Piqeras të Sarandës mëngjesin e sotëm. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 08:30, kur banesa në pronësi të shtetasit N.Th., aktualisht banues në Greqi, ka marrë flakë.
Nga hetimi paraprak i policisë, ka rezultuar se “në këtë banesë jetonte motra e tij, e cila është me probleme mendore, dhe dyshohet se banesa ka marrë flakë si shkak i disa qirinjve që kjo shtetase të ketë ndezur brenda në banesë”.
Si rezultat janë djegur dy katet e para të banesës, por nuk persona të lënduar.
Policia së bashku me grupin e FNSH-së dhe me ndihmën e zjarrfikëses kanë arritur të shuajnë flakët.



