Gjirokastër/ Personat me aftësi të kufizuar apel për rrugën e lagjes: Na ndihmoni të ecim si njerëz (VIDEO)

Gjirokastër/ Personat me aftësi të kufizuar apel për rrugën e lagjes: Na ndihmoni të ecim si njerëz (VIDEO)

Në lagjen SMT në Gjirokastër edhe pse vetëm 15 km larg qytetit, banorët duken sikur jetojnë në një botë tjetër. Bëhet fjalë për një çift të cilët duan të bëjnë të ditur rastin për infrastrukturën rrugore nga e cila vuajnë rreth 150 familje.

Adil Prençi i cili është i paralizuar e sheh si mjaft problematike gjendjen veçanërisht kur aty bie shi, bën apel për ndërhyrje në rrugën e tyre pasi nuk mund të lëvizë me karrocën e tij të invaliditetit. Ai është me një këmbë dhe karrocën e ka mjetin e tij të nevojshëm për të lëvizur.

Të njëjtin apel bën dhe bashkëshortja e tij e cila përveç mungesës së kempit të paktën kërkon që të kenë rrugë.

Çdo ditë që kalon më prishet karroca pa të cilën nuk mund të lëviz. Një si kjo e prisha, kjo është e dyta, por unë nuk kam mundësi për të marrë një tjetër. U shtrua vetëm një pjesë e rrugës, pjesa tjetër fare, i kam telefonuar kryetarit të bashkisë për ti bërë apel për këtë rrugë po nuk më hapi as telefonin. Na e kanë premtuar rrugën dhe nuk kanë bërë asgjë. I bëj thirrje të lutem na rregullo rrugën të ecim si njerëz dhe jo si arinj sepse veçanërisht për personat si puna ime që jemi invalid është shumë e vështirë.

I pyetur nga MCN, Bashkia jashtë kamerave ka argumentuar se nuk kanë fonde të mjaftueshme për ndërhyrjen enë këtë lagje.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy