Në studion e emisionit “Të Paekspozuarit”, prokurori Eurgen Beci dha disa detaje mbi Enchrochat, një rrjet komunikimi i kriptuar, i cili në 2020 çoi në më shumë se 6 500 arrestime dhe 900 milionë euro asete të sekuestruara në Europë.
Encrochat është një program që futet në apparat tjetër. Për PIN-in që merr paguan 1000-1200 euro dhe merr një aparat që nuk ka aplikacione të tjera.
Këto chate i ka detyruar prodhuesi të jenë vetëm me tekst. Nuk kanë zë.
Ndërsa gazetari Artan Hoxha shpjegoi mënyrën e funksionimit të Encro dhe Sky. Hoxha tha se pas goditjes së rrjetit u zbulua se gjuha e dytë e përdorur pas anglishtes ishte shqipja.
Unë para dy javësh kam qenë në policinë gjyqësore belge. Denoncimin në Europë për SKY e kam bërë unë. E kam përdorur vetë edhe Encro, edhe Sky. 80 mijë përdorues ka Sky.
Telefoni që përdrej për Enchrochat ishte shumë i veçantë, kishte logon. E kishin politikanë, drejtorë, ministra. Të gjithë duan komunikim të sigurt. Abonimi bëhej njëherë në tre muaj. Ka pasur një pikë në Shqipëri. Sky përdorej me Iphone. Enchrochat përdorej me telefona psanjollë. Por nëse përdor Sky me Iphone, Iphone yt nuk përdoret më.
E përdorin trafikantët, politikanët, tregtarët. Encro u godit i pari pas sulmit në teatrin Bataclan. Një Encro shitej edhe 50 mijë euro. Sepse blije edhe të gjithë kontaktet e klientëve. Në Holandë dolën 2000 shqiptarë përdorues.
Kur u godit në 2020, më thanë që kanë grumbulluar 1 miliard mesazhe. Gjuha kryesore është anglishtja, gjuha e dytë është shqipja.
Që të shkosh të përdoruesit duhet të gjesh një të penduar që të tregon kodet. Nga këta telefona që janë dorëzuar janë me kode dhe me emra të shënuar.



